Ballkani mund t’ua sheh “sherrin” tifozëve pas ofendimeve ndaj Batatinës, KG inicon procedurë disiplinore

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj Ballkanit për ndeshjen e fundjavës së kaluar kundër Llapit. Sipas njoftimit, tifozët e Ballkanit ofenduan në disa raste në kor kryetrajnerin e Llapit, Tahir Batatinën. Për shkak të ofendimeve ndaj trajnerit llapjan, gjyqtari kryesor i atij takimi e ndërpreu lojën për…

Sport

17/05/2023 15:51

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj Ballkanit për ndeshjen e fundjavës së kaluar kundër Llapit.

Sipas njoftimit, tifozët e Ballkanit ofenduan në disa raste në kor kryetrajnerin e Llapit, Tahir Batatinën.

Për shkak të ofendimeve ndaj trajnerit llapjan, gjyqtari kryesor i atij takimi e ndërpreu lojën për pesë minuta.

“Inicime disiplinore ndaj : FC ”Ballkani”. Motivi: Në minutat 13,29,32,34 tifo grupi ”Xhebrailat”, ofendojnë në kor kryetrajnerin e ekipit mysafir, ndërsa në minutën 39, për të njëjtat arsye referi kryesor e ndërpret lojën për 5 (pesë) minuta dhe kërkon nga përfaqësuesi për siguri që të ndërpriten fyerjet, në të kundërtën duhet të zbrazet tribuna. Të njëjtit edhe pas përfundimit të ndeshjes, derisa ekipi mysafir po shkonte në zhveshtore kanë vazhduar me ofendime në kor ndaj kryetrajnerit të ekipit të FC ”Llapi” Tahir Batatina. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani-Llapi” – thuhet në njoftimin e lëshuar në uebfaqen e FFK-së.

Në fund, Ballkani iu gëzua fitores 1:0 kundër Llapit, fitore ajo që e riktheu në vendin e parë në krye të renditjes tabelore./Lajmi.net/