Festa e madhe e Interit me tifozët, Barella në lot, largimi kokëulur i lojtarëve të Milani – çka ndodhi pas ndeshjes në “San Siro”
Interi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve për edicionin 2022/2023. “Nerazzurrët” triumfuan 1:0 (3:0 rez. përgjithshëm) edhe në ndeshjen e dytë kundër Milanit në stadiumin “San Siro”. Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez realizoi golin e vetëm dhe të fitores për Interin në këtë përballje në minutën e 74-të. Festa për këtë sukses të madh…
Sport
Interi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve për edicionin 2022/2023.
“Nerazzurrët” triumfuan 1:0 (3:0 rez. përgjithshëm) edhe në ndeshjen e dytë kundër Milanit në stadiumin “San Siro”.
Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez realizoi golin e vetëm dhe të fitores për Interin në këtë përballje në minutën e 74-të.
Festa për këtë sukses të madh të Interit ishte e madhe pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.
Futbollistët e Interit festuan në fushë me tifozët e tyre duke kënduar e kërcyer së bashku.
Inter players celebrate with the fans at San Siro?
That @ChampionsLeague Final feeling?#Inter #UCL pic.twitter.com/fFQHQsjyp6
— FootTheBall FC (@FootTheBallFC) May 16, 2023
Mesfushori italian, Nicolo Barella “shpërtheu” në lot nga emocionet e suksesit.
I miei cazzo di ragazzi, piango moltissimo pic.twitter.com/FBVglj6KSk
— Miriam THIAGOMOTTISMO (@bedconejo) May 16, 2023
Ndërkohë, futbollistët e Milanit të zhgënjyer nga eliminimi u larguan kokëulur pasi u kërkuan falje tifozëve të tyre.
Në rrjetet sociale tanimë janë publikuar pamjet se çka ndodhi pas ndeshjes në stadiumin e qytetit të modës.
Për Interin kjo është finalja e parë e Ligës së Kampionëve pas 13 vjetësh dhe që nga viti 2010 kur edhe e fituan trofeun e çmuar.
Interi në finalen që do të luhet në Stamboll do të përballet me fituesin e takimit Manchester City – Real Madrid (1:1) që ndeshjen e dytë e luajnë të mërkurën (nesër) nga ora 21:00./Lajmi.net/