Flamuri shqiptar shkëlqen në “San Siro” në sytë e miliona shikuesve

Interi dhe Milani po përballen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve. Dy rivalët e përbetuar lokal po ballafaqohen në stadiumin “San Siro” në qytetin e modës, shkruan lajmi.net. Mijëra tifozë kanë zënë shkallët e stadiumit për të parë këtë përballje tejet interesante. Në tribunën qendrore të stadiumit është vendosur edhe flamuri kombëtar…

Sport

16/05/2023 21:40

Interi dhe Milani po përballen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Dy rivalët e përbetuar lokal po ballafaqohen në stadiumin “San Siro” në qytetin e modës, shkruan lajmi.net.

Mijëra tifozë kanë zënë shkallët e stadiumit për të parë këtë përballje tejet interesante.

Në tribunën qendrore të stadiumit është vendosur edhe flamuri kombëtar shqiptar.

Ndryshe, kur po rrjedhë minuta e 35-të rezultati vazhdon të mbetet i pandryshuar, 0:0.

Kujtojmë se ndeshja e parë përfundoi 0:2 në favor të Interit./Lajmi.net/