Bennacer i nënshtrohet operacionit në gju, mungon gjatë për “Kuqezinjtë”

Faqja zyrtare e Milanit ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetet sociale se ylli i skaudrës, Ismael Bennacer i është nënshtruar operacionit në gju. Mesfushori u lëndua gjatë ndeshjes së parë gjyëmfinale në UEFA Champions League ndaj Interit, shkruan Lajmi.net Bennacer iu nënshtrua operacionit në gju dhe pritet të mungoj për gjashtë muaj.…

Sport

16/05/2023 13:12

Faqja zyrtare e Milanit ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetet sociale se ylli i skaudrës, Ismael Bennacer i është nënshtruar operacionit në gju.

Mesfushori u lëndua gjatë ndeshjes së parë gjyëmfinale në UEFA Champions League ndaj Interit, shkruan Lajmi.net

Bennacer iu nënshtrua operacionit në gju dhe pritet të mungoj për gjashtë muaj. Pra futbollisti i Milanit nuk do të luaj deri në muajin nëntor (së paku).

25-vjeçari këtë sezon me ekipin nga Serie A ka zhvilluar 28 paraqitje, ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asiste.

Kujtojmë që sonte Milan luan ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Interit në UEFA Champions League dhe është në disavantash prej dy golave (2-0)./Lajmi.net/