Milani në “qiellin e shtatë”, Leao rikthehet në stërvitje dhe pritet të jetë i gatshëm kundër Interit
Ylli i Milanit, Rafael Leao ka marrë pjesë në një seancë stërvitore të skuadrës vetëm një ditë para ndeshjes së dytë gjysmëfinale të skuadrës kundër Interit në Ligën e Kampionëve, raporton Tuttomercato, transmeton lajmi.net. Anësori 23-vjeçar portugez u detyrua të humbasë ndeshjen e parë të gjysmëfinales pasi pësoi një problem muskulor në fitoren ndaj Lazios…
Sport
Ylli i Milanit, Rafael Leao ka marrë pjesë në një seancë stërvitore të skuadrës vetëm një ditë para ndeshjes së dytë gjysmëfinale të skuadrës kundër Interit në Ligën e Kampionëve, raporton Tuttomercato, transmeton lajmi.net.
Anësori 23-vjeçar portugez u detyrua të humbasë ndeshjen e parë të gjysmëfinales pasi pësoi një problem muskulor në fitoren ndaj Lazios në fillim të majit.
Mungesa e Leaos u ndje dhimbshëm nga Milani dhe ata ranë 2-0 ndaj rivalëve të tyre ndërqytetës, duke i lënë një mal për t’u ngjitur në ndeshjen e dytë.
? #Leao in campo nella rifinitura di #InterMilan #Messias, #Florenzi #Krunic presenti anche loro@AntoVitiello pic.twitter.com/uw7Cq8AyiC
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) May 15, 2023
Leao pritet të marrë pjesë në ndeshjen e dytë dhe pjesëmarrja e tij në seancën stërvitore të skuadrës u jep tifozëve shpresë se mund ta startojë./Lajmi.net/