Milani mposhtet nga Spezia, ‘zbehen’ gjasat për Ligën e Kampionëve
Milani ka pësuar humbjen e radhës. ‘Rossoneri’ u mposht 2:0 nga Spezia, shkruan lajmi.net. Kjo humbje u zbeh atyre gjasat për Ligën e Kampionëve. Pjesa e parë nuk solli gola, me ekipet që kërkonin zhbllokimin e rezultatit. Megjithatë, 45 minutat e tjerë na dhuruan dy gola. Ishte Wisniewski i cili realizoi për Spezia, në minutën…

Sport
Milani ka pësuar humbjen e radhës.
‘Rossoneri’ u mposht 2:0 nga Spezia, shkruan lajmi.net.
Kjo humbje u zbeh atyre gjasat për Ligën e Kampionëve.
Pjesa e parë nuk solli gola, me ekipet që kërkonin zhbllokimin e rezultatit.
Megjithatë, 45 minutat e tjerë na dhuruan dy gola.
Ishte Wisniewski i cili realizoi për Spezia, në minutën e 75′ të ndeshjes.
Por, kjo nuk ishte e tëra që bën vendasit, pasi arritën të dyfishojnë epërsinë.
Në minutën e 85′ Esposito vulosi dilemën e fituesit për këtë takim.
Pas kësaj humbje Milani rrezikon edhe vendin e pestë, pasi ka 61 pikë, tri më shumë se Roma në vendin e gjashtë, me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak.
Spezia në anën tjetër pozicionohen në vendin e 18 me 30 pikë./Lajmi.net/