Për dallim nga Guardiola, Rodri thotë se City është i “uritur” për hakmarrje kundër Real Madridit
Në kuadër të gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, u mbajtën ditën e djeshme konferencat për shtyp nga të dyja skuadrat, ku padyshim “thumbat” nuk munguan. Së bashku me teknikun e City, Pep Guardiola, gjatë konferencës për shtyp i pranishëm ishte…
Sport
Në kuadër të gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, u mbajtën ditën e djeshme konferencat për shtyp nga të dyja skuadrat, ku padyshim “thumbat” nuk munguan.
Së bashku me teknikun e City, Pep Guardiola, gjatë konferencës për shtyp i pranishëm ishte dhe mesfushori spanjoll i “Qytetarëve”, Rodri, i cili ndryshe nga tekniku i tij “karikoi” shokët e skuadrës, teksa tha se janë të “uritur” për hakmarrje, pas gjysmëfinales së humbur vitin e shkuar, po nga Real Madrid.
“Futbolli të jep mundësinë të hakmerresh, si shokët e skuadrës ashtu edhe unë ndjekim filozofinë e të mësuarit nga përvojat e kaluara. Në futboll mund të shkëlqesh për 180 minuta por mund të mos mjaftojë, humbëm në pak minuta të ndeshjes së dytë”.
“Por tani ne kemi ndryshuar shumë, është një sezon i ri dhe ne jemi këtu për të luftuar, me një buzëqeshje të re dhe të uritur për hakmarrje” – u shpreh Rodri në konferencë për media.
Real Madridi dhe Manchester City përballen sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu” në gjysmëfinalen e parë.
Ndeshja e kthimit zhvillohet një javë më vonë në “Etihad Stadium”./Lajmi.net/