Festa e futbollistit të Torinos u bë “sebep” i një kaosi të madh në ndeshjen e Serie A
Fundi i ndeshjes mes Sampdorias dhe Torinos, të cilën mysafirët e fituan me rezultat 0:2, solli skena jo të mira për shkak të festimit të golit me të cilin mysafirët konfirmuan triumfin e tyre. Në qendër të vëmendjes ishte futbollisti i Torinos, Pietro Pellegri i cili tundi rrjetën në kohën shtesë dhe më pas festoi…
Sport
Fundi i ndeshjes mes Sampdorias dhe Torinos, të cilën mysafirët e fituan me rezultat 0:2, solli skena jo të mira për shkak të festimit të golit me të cilin mysafirët konfirmuan triumfin e tyre.
Në qendër të vëmendjes ishte futbollisti i Torinos, Pietro Pellegri i cili tundi rrjetën në kohën shtesë dhe më pas festoi golin duke provokuar tifozët e Sampdorias.
Ai vendosi duart në vesh dhe shkaktoi zemërimin e lojtarëve vendas, përfshirë trajnerin serb Dejan Stankoviq.
Non, vous ne rêvez pas Pellegri a remarqué avec le Torino 6 mois après ??? pic.twitter.com/mkWToFKA8i
— AlexM?? (@AlexisMrl98) May 3, 2023
Stankoviq ishte një nga ata që vrapoi të merrej me Pellegrin, por menjëherë pas ndeshjes mori një falje nga trajneri i Torinos, Ivan Juriq. Vetë Pellegri ka kërkuar falje para kamerave.
“Të gjithë e dinë historinë, se unë kam lindur si tifoz i Genoas. Kam bërë një gabim. Kur njëra palë bën një gabim, duhet të kërkojë edhe falje. Prandaj kërkoj falje lojtarëve dhe tifozëve të Samdorias”, ka thënë Pellegri.
Pellegri sei un pagliaccio pic.twitter.com/zjNy1WwpDV
— BLUCERCHIANDO (@Blucerchiando) May 3, 2023
Asistues te goli i dytë i Pellegrit ishte mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda.
Vojvoda u paraiqt për 90 minuta në këtë përballje me Torinon.
Pas 33 xhirove të zhvilluara në Serie A, Torino renditet e 11-ta me 45 pikë, ndërkohë Sampdoria është e fundit me 17 pikë dhe me pak gjasa për mbijetesë./Lajmi.net/