Munishi e paska harruar skandalin kur ishte trajner i Dritës, ironizon me klubin nga Gjilani: Tash ka ndryshuar politika, i kanë pasur disa të shtyme

Ismet Munishi, ish-trajneri kosovar mbrëmë ka dhënë një deklaratë interesante në lidhje me skuadrën e Dritës, kinse kjo e fundit ka pasur ndihma gjatë viteve kur u shpall kampion. “Ka ndryshuar politka në raport me qeverisjen. Se përpara ta kshin ba kampion kënd të dëshirojnë. Është e vërtetë që është qeveri në vete. Kur i…

Sport

01/05/2023 09:24

Ismet Munishi, ish-trajneri kosovar mbrëmë ka dhënë një deklaratë interesante në lidhje me skuadrën e Dritës, kinse kjo e fundit ka pasur ndihma gjatë viteve kur u shpall kampion.

“Ka ndryshuar politka në raport me qeverisjen. Se përpara ta kshin ba kampion kënd të dëshirojnë. Është e vërtetë që është qeveri në vete. Kur i ka pasur marrëdhëniet më të mira, e kanë bërë ligjin. Tashmë i janë rrëzuar poenat. I kanë pasur disa të shtymë goxha të forta”, ishte deklarata e Munishit në një emision sportiv

Por, pikërisht vite më parë – Munishi sa ishte trajner i Dritës nga Gjilani, e kishte bërë skandalin më të madh të futbollit në Kosovë, shkruan Lajmi.net

Në atë videon e famshme, Ismet Munishi ishte duke komunikuar me gjyqtarin kosovar, Bajram Gashin, një bisedë se “si ta mposhtim Prishtinën”. Munishi ishte shkarkuar nga Drita menjëherë, kurse FFK-ja kishte marrë vendimin për ta pezulluar nga detyra për gjashtë muaj.

Sa shpej harrohet e kaluara, dhe tashmë analisti i njohur “goditi” klubin ku ishte dikur dhe bëri skandalin e futbollit në Kosovë.

Munishi ka fituar vetëm një titull gjatë karrierës së tij si trajner, sa ishte pjesë e Vushtrrisë – ku kishte lojtar Milot Rashicës, e shumë legjenda të tjerë të futbollit kosovar./Lajmi.net/