“Rrugës për të 4-tën” – Haziri mbështet Dritën në rrugën për titullin e katërt në histori
Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri është në mbështetje të Dritës e cila po lufton për titull të kampionit këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll. Drita është në garë të ashpër për trofeun e më të mirit në Superligën e Kosovës me Ballkanin e Suharekës kur kanë mbetur edhe disa xhiro drejt…

Sport
Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri është në mbështetje të Dritës e cila po lufton për titull të kampionit këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita është në garë të ashpër për trofeun e më të mirit në Superligën e Kosovës me Ballkanin e Suharekës kur kanë mbetur edhe disa xhiro drejt fundit.
Diferenca mes Dritës dhe Ballkanit është vetëm dy pikë, shkruan lajmi.net.
Haziri ka shpërndarë një fotografi në Facebook në të cilën thuhet “Rrugës për të katërtën”.
Nëse Drita stoliset këtë edicion me titull do të ishte i katërti në historinë e klubit.
“Intelektualët” triumfuan në elitën e futbollit kosovar në edicionet 2003, 2018 dhe 2020./Lajmi.net/