Tensione mes futbollistëve pas ndeshjes Drita – Ferizaj, sulmuesit kacafyten me njëri-tjetrin

Përfundimi i ndeshjes ndërmjet Dritës dhe Ferizajt e vlefshme për javën e 31-të në elitën e futbollit kosovar është përcjellur me tensione mes futbollistëve. Sulmuesi i Ferizajt, Edon Sadriu dhe ai i Dritës, Ardit Tahiri janë përplasur mesvete në fushën e lojës, me t’u mbyllur takimi nga gjyqtarit Shala, raporton lajmi.net. Dyshja në fjalë u…

Sport

29/04/2023 17:20

Përfundimi i ndeshjes ndërmjet Dritës dhe Ferizajt e vlefshme për javën e 31-të në elitën e futbollit kosovar është përcjellur me tensione mes futbollistëve.

Sulmuesi i Ferizajt, Edon Sadriu dhe ai i Dritës, Ardit Tahiri janë përplasur mesvete në fushën e lojës, me t’u mbyllur takimi nga gjyqtarit Shala, raporton lajmi.net.

Dyshja në fjalë u kacafytën mesvete pas një dyluftimi në një krah të fushës.

Për t’i qetësuar gjakrat u desh edhe intervenimi i futbollistëve të tjerë të dy skuadrave, por edhe disa prej stafit mjekësor e teknik.

Drita shënoi fitore 3:0 kundër Ferizajt në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Autor i golit të parë për vendasit ishte sulmuesi Ardit Tahiri. Ai shënoi në minutën e 80-të të përballjes, ndërsa goli u rishikua disa herë me sistemin VAR.

Kastriot Selmani i dha goditjen e dytë mysafirëve me një gol në minutën e 90-të, falë edhe gabimit të portierit Blend Bajraktari.

Krejt në çastet e fundit të ndeshjes, sulmuesi maqedonas, Marko Simonovski shënoi golin e epilogut përfundimtar të ballafaqimit.

Me këtë fitore Drita rikthehet në vendin e parë me 63 pikë, dy më shumë se Ballkani që ka një sfidë me pak të luajtur. Ferizaj është i parafundit me 31 pikë gjithsej./Lajmi.net/