Drita me fitore kundër Ferizajt rikthen lidershipin dhe i shton presionin Ballkanit, Malisheva kthehet me fitore të madhe nga Skenderaj
Kanë përfunduar dy përballjet hapëse të javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll. Drita ka shënuar fitore 3:0 kundër Ferizajt në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan lajmi.net. Autor i golit të parë për vendasit ishte sulmuesi Ardit Tahiri. Ai shënoi në minutën e 80-të të përballjes, ndërsa goli u rishikua disa…

Sport
Kanë përfunduar dy përballjet hapëse të javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita ka shënuar fitore 3:0 kundër Ferizajt në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan lajmi.net.
Autor i golit të parë për vendasit ishte sulmuesi Ardit Tahiri. Ai shënoi në minutën e 80-të të përballjes, ndërsa goli u rishikua disa herë me sistemin VAR.
Kastriot Selmani i dha goditjen e dytë mysafirëve me një gol në minutën e 90-të, falë edhe gabimit të portierit Blend Bajraktari.
Krejt në çastet e fundit të ndeshjes, sulmuesi maqedonas, Marko Simonovski shënoi golin e epilogut përfundimtar të ballafaqimit.
Me këtë fitore Drita rikthehet në vendin e parë me 63 pikë, dy më shumë se Ballkani që ka një sfidë me pak të luajtur. Ferizaj është i parafundit me 31 pikë gjithsej.
Fitore të madhe ka marrë në udhëtim Malisheva e cila e ka mposhtur Drenicën.
Malisheva e drejtuar nga trajneri Bylbyl Sokoli ka triumfuar 1:2 ndaj Drenicës në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Zeka hapi serinë e golave duke kaluar Drenicën në avantazh pas pesë minutave lojë, megjithatë dy minuta më vonë shifrat i barazoi Maliqi.
Në minutën e 24-të, Tolaj përmbysi rezultatin me golin e dytë, gol i cili në fund rezultoi të jetë i fitores për mysafirët.
Malisheva me këtë fitore është në pozitën e shtatë me 36 pikë. 23 pikë në vendin e fundit është Drenica me pak gjasa të mbijetojë në Superligën e Kosovës./Lajmi.net/