10 minuta para fundit, Drita kalon në avantazh kundër Ferizajt

Është shënuar goli i parë në ndeshjen ndërmjet Dritës dhe Ferizajt. Drita ka kaluar në avantazh 1:0 kundër Ferizajt në stadiumin me bari sintetik në Gjilan. Realizator i golit të parë është sulmuesi Ardit Tahiri, shkruan lajmi.net. Tahiri realizoi lehtësisht në minutën e 80-të të përballjes, me golin që u rishikua disa herë me sistemin…

Sport

29/04/2023 16:47

Është shënuar goli i parë në ndeshjen ndërmjet Dritës dhe Ferizajt.

Drita ka kaluar në avantazh 1:0 kundër Ferizajt në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Realizator i golit të parë është sulmuesi Ardit Tahiri, shkruan lajmi.net.

Tahiri realizoi lehtësisht në minutën e 80-të të përballjes, me golin që u rishikua disa herë me sistemin VAR.

Sfida ndërmjet Dritës dhe Ferizajt është në kuadër të javës së 31-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll./Lajmi.net/