Barcelona ndalet nga Rayo Vallecano
Barcelona ka pësuar humbje në kuadër të xhiros së 31 në La Liga. ‘Blaugrana’ humbën 2:1 në udhëtim te Rayo Vallecano. Vendasit fillimisht shënuan në minutën e 19’, shkruan lajmi.net. Alvaro Garcia tundi rrjetën e Andre ter Stegen. Pjesa e parë u mbyll me fitore minimale të Rayos. Në 45 minutat e tjerë vendasit shënuan…

Sport
Barcelona ka pësuar humbje në kuadër të xhiros së 31 në La Liga.
‘Blaugrana’ humbën 2:1 në udhëtim te Rayo Vallecano.
Vendasit fillimisht shënuan në minutën e 19’, shkruan lajmi.net.
Alvaro Garcia tundi rrjetën e Andre ter Stegen.
Pjesa e parë u mbyll me fitore minimale të Rayos.
Në 45 minutat e tjerë vendasit shënuan sërish.
Ishte këtë herë Fran Garcia ai që realizoi dhe dyfishoi rezultatin e tyre.
Golin e vetëm për Barcelonën e shënoi Robert Lewandowski, në minutën e 83′.
Barcelona pavarësisht humbjes janë komod, pasi ndodhen në vendin e parë, me 11 pikë më shumë se Reali në të dytin.
Kurse, Rayo Vallecano pozicionohen në vendin e nëntë me 43 pikë./Lajmi.net/