Me super Leaon, AC Milan arkëton tre pikë të vlefshme në Serie A

Skuadra e AC Milan ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Lecce me rezultatin 2 me 0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Serie A. Ekipi i Stefano Piolit u tregua fantastik në pjesën e parë, ku me Rafael Leaon shënoi golin e parë për 1 me 0, shkruan Lajmi.net…

Sport

23/04/2023 19:55

Skuadra e AC Milan ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Lecce me rezultatin 2 me 0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Serie A.

Ekipi i Stefano Piolit u tregua fantastik në pjesën e parë, ku me Rafael Leaon shënoi golin e parë për 1 me 0, shkruan Lajmi.net

Në pjesën e dytë, lojtari më në formë i “Kuqezinjëve” për momentin, Leao shënoi edhe një gol tjetër për t’ia dhënë tre pikë ekipit të tij.

Me këtë fitore, Milan shkon në kuotën e 56 pikëve në pozitën e pestë, aq sa ka edhe Roma në vendin e katërt, por ka një ndeshje më pak./Lajmi.net/