Fakt interesant: Tre trajnerët gjysmëfinalist kanë lindur në një rajon të Italisë
Mbrëmë u mësuan edhe dy skuadrat tjera gjysmëfinaliste të UEFA Champions League, me Real Maridin nga La Liga, Manchester Cityn nga Premier League, Interin dhe AC Milanin nga Serie A. Një fakt interesant është publikuar në medait italiane, ku tre trajnerë të këtyre skuadrave kualifikuese në Ligën e Kampionëve, kanë lindur në të njëjtin rajon,…
Sport
Mbrëmë u mësuan edhe dy skuadrat tjera gjysmëfinaliste të UEFA Champions League, me Real Maridin nga La Liga, Manchester Cityn nga Premier League, Interin dhe AC Milanin nga Serie A.
Një fakt interesant është publikuar në medait italiane, ku tre trajnerë të këtyre skuadrave kualifikuese në Ligën e Kampionëve, kanë lindur në të njëjtin rajon, shkruan Lajmi.net
Bëhet fjalë për Carlo Ancelottin (Real Madrid), Stefano Piolin (AC Milan) dhe Simone Inzaghi (Inter). Emri i këtij rajoni është Emilia-Ramagna, që shtrihet qytetet, si: Bologna, Parma, Modena etj, dhe është një nga vendet më të pasura të Italisë me 4.4 milionë banorë.
Kujtojmë që ndeshjet gjysmëfinale luhen më datat 09/10 maj dhe 17/18 maj. Real Madridi luan ndaj Manchester Cityt, kurse Milan kundër Interit, kjo e fundit një derbi i madh i qytetit./Lajmi.net/
3 out of the 4 coaches that remain in the Champions League were born in Emilia-Romagna ?? ? pic.twitter.com/Qr5wGRUCmo
— Italian Football TV (@IFTVofficial) April 20, 2023