Ancelotti pas kualifikimit në gjysmëfinale: Fituam me meritë ndaj Chelseat
Real Madridi është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi triumfoi edhe në ndeshjen e dytë kundër Chelseat në çerekfinale. “Mbretërit” fituan 0:2 ndaj “Bluve” të Londrës në stadiumin Stamford Bridge. Padyshim më meritori për këtë fitore ishte sulmuesi brazilian, Rodrygo që shënoi dy golat e fitores në minutat 58-të dhe 80-të. Trajneri i…
Sport
Real Madridi është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi triumfoi edhe në ndeshjen e dytë kundër Chelseat në çerekfinale.
“Mbretërit” fituan 0:2 ndaj “Bluve” të Londrës në stadiumin Stamford Bridge.
Padyshim më meritori për këtë fitore ishte sulmuesi brazilian, Rodrygo që shënoi dy golat e fitores në minutat 58-të dhe 80-të.
Trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti pas përfundimit të ndeshjes tha se ekipi i tij fitoi me meritë.
“Dihej që duhej të vuanim në këtë lloj loje. Ata kanë provuar gjithçka. Na kanë krijuar probleme sidomos në krahun e majtë, pastaj e kemi rregulluar. Ishte një lojë e plotë, është normale të vuash. Ne kishim një nivel shumë solid në mbrojtje dhe kjo është një fitore e merituar”, tha ai për Movistar+, transmeton lajmi.net.
Ancelotti foli edhe për Alaban dhe Benzeman të cilët u zëvendësuan në pjesën e dytë.
“Alaba ka pasur një problem. Benzema pati një goditje dhe filloi ta shqetësonte në fund dhe ne e ndërruam”, tha trajneri italian.
Real Madridi në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e takimin Bayern Munich – Manchester City (0:3)./Lajmi.net/