Portieri i Napolit kritikon bashkëlojtarët: Leao duhej faulluar te goli i Milanit
Portieri i Napolit, Alex Meret thotë se shokët e tij të skuadrës duhej të kishin faulluar Rafael Leaon për të shmangur golin e “kuqezinjve” në pjesën e parë. Napoli barazoi 1:1 në “Diego Armando Maradona” të martën në ndeshjen e dytë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve kundër Milanit, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për…
Sport
Portieri i Napolit, Alex Meret thotë se shokët e tij të skuadrës duhej të kishin faulluar Rafael Leaon për të shmangur golin e “kuqezinjve” në pjesën e parë.
Napoli barazoi 1:1 në “Diego Armando Maradona” të martën në ndeshjen e dytë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve kundër Milanit, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për t’u kualifikuar në gjysmëfinale pas humbjes 1:0 të javës së kaluar në “San Siro”.
“Mendoj se sot luajtëm shumë mirë në përgjithësi. Shpresonim që ata të mbroheshin dhe e dinim se do të ishin të rrezikshëm në kundërpërgjigje, është për të ardhur keq që nuk e faulluam Leaon në rastin që çoi në gol”, tha portieri italian për SportMediaset, transmeton lajmi.net.
“Ka ndodhur edhe disa herë të tjera, ne nuk e morëm faullin dhe lejuam që lëvizja të vazhdonte shumë”.
“Ne mbajtëm iniciativën, krijuam raste, vendosëm shumë topa në zonë dhe dhamë gjithçka. Është për të ardhur keq që e shënuam golin kaq vonë, pasi mund të kishte qenë ndryshe nëse do ta kishim marrë më herët”, shtoi ai./Lajmi.net/