“I ruajtëm golat për ndeshjen ndaj Chelseat”, Courtois i çon mesazh kundërshtarëve në Champions

Skuadra e Real Madrid u rikthye me fitore në La Liga, pasi mposhti 2 me 0 ekipin e Cadiz, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29-të në La Liga. Pas ndeshjes foli portieri Thibaut Courtois dhe dha një koment tejet intersant, që “godet” klubin e Chelseat, shkruan Lajmi.net Sipas portieri nga Kombëtarja e Belgjiës,…

Sport

15/04/2023 23:35

Skuadra e Real Madrid u rikthye me fitore në La Liga, pasi mposhti 2 me 0 ekipin e Cadiz, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29-të në La Liga.

Pas ndeshjes foli portieri Thibaut Courtois dhe dha një koment tejet intersant, që “godet” klubin e Chelseat, shkruan Lajmi.net

Sipas portieri nga Kombëtarja e Belgjiës, skuadra e tij sonte pati mundësi të shënonte më shumë gola, por ato i ruajtën për ndeshjen kundër Bluve të Londrës.

“Patëm mundësi të shënonim më shumë gola sonte, por i ruajtëm ato për ndeshjen e së martës”, tha Courtois

Kujtojmë që Real Madrid të martën luan çerekfinalen e dytë në UEFA Champions League me ekipin e Chelseat. Në “Santiago” ata fituan me rezultat 2 me 0./Lajmi.net/