Real Madridi i kthehet fitoreve në La Liga, mposht Cadizin

Skuadra e Real Madridit ka shënuar një fitore si mysafir ndaj Cadiz me rezultatin 0 me 2, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 29-të në La Liga. Dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë, sepse në 45 minutat e para nuk pati asnjë shënim, shkruan Lajmi.net EL GOLAZO DE NACHO FERNÁNDEZ.…

Sport

15/04/2023 22:54

Skuadra e Real Madridit ka shënuar një fitore si mysafir ndaj Cadiz me rezultatin 0 me 2, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 29-të në La Liga.

Dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë, sepse në 45 minutat e para nuk pati asnjë shënim, shkruan Lajmi.net

Golat për skuadrën e Carlo Ancelottit, i shënuan: Nacho Fernandez (72’të) dhe Marco Asensio (76’të).

Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 62 pikëve, 10 pikë më pak se lideri, Barcelona (72). Kurse Cadiz mbetët në pozitën e 15-të me 31 pikë./Lajmi.net/