Real Madridi me një këmbë në gjysmëfinale, mposht Chelsean në “Santiago”

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore në ndeshjen e parë çerekfinale në UEFA Champions League kundër Chelseat. Ekipi spanjoll fitoi 2 me 0 ndaj Bluve të Londrës, në një ndeshje tejet interesante, shkruan Lajmi.net Në pjesën e parë ishte Karim Benzema ai që shënoi golin e parë në këtë ndeshje. Kurse në pjesën e…

Sport

12/04/2023 22:53

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore në ndeshjen e parë çerekfinale në UEFA Champions League kundër Chelseat.

Ekipi spanjoll fitoi 2 me 0 ndaj Bluve të Londrës, në një ndeshje tejet interesante, shkruan Lajmi.net

Në pjesën e parë ishte Karim Benzema ai që shënoi golin e parë në këtë ndeshje.

Kurse në pjesën e dytë Marco Asensio shënoi për shifrat 2 me 0.

Kujtojmë që Chelsea mbeti me një lojtar më pak në minutën e 59’të, ku Ben Chilwell u ndëshkua me direkt karton të kuq.

Ndeshja e kthimit mes Chelseat dhe Real Madrid zhvillohet javën tjetër (të martën) në “Stamford Bridge”./Lajmi.net/