Man City – Bayern Munich dhe Benfica – Inter, mbyllen pjesët e para me këto rezultate

Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e para çerekfinale në Ligën e Kampionëve. Manchester City ka avancuar pas pjesës së parë në kryendeshjen e mbrëmjes kundër Bayern Munichut me rezultat 1:0 në stadiumin “Etihad”, shkruan lajmi.net. Mesfushori Rodri me një supergol nga distanca i dha epërsinë “Qytetarëve” në minutën e 27-të. ???? |…

Sport

11/04/2023 21:47

Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e para çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Manchester City ka avancuar pas pjesës së parë në kryendeshjen e mbrëmjes kundër Bayern Munichut me rezultat 1:0 në stadiumin “Etihad”, shkruan lajmi.net.

Mesfushori Rodri me një supergol nga distanca i dha epërsinë “Qytetarëve” në minutën e 27-të.


City dhe Bayern Munich kishin rastet e tyre gjatë fraksionit të parë të lojës, por pjesa e parë u mbyll me vetëm një gol.

Në takimin tjetër ndërmjet Benficas dhe Interit rezultati është i barabartë 0:0 në Lisbon.

Ekipi portugez ka pasur iniciativën në një nuancë në 45 minutat e para, duke tentuar katër herë dhe goditur një herë portën e Interit.

Këta të fundit nuk e regjistruan asnjë goditje në portën vendase, krahas dy tentimeve.

Këto janë ndeshjet e para çerekfinale ndërmjet këtyre skuadrave, me ndeshjet e kthimit që do të zhvillohen javën e ardhshme./Lajmi.net/