Trajneri i Benfica i frikësohet Interit: Ata janë një klub i madh
Në prag të ndeshjes së nesërme mes klubit portugez Benfika dhe atij italian, Inter, trajneri gjerman Roger Schmidt ka folur në konferencën për shtyp. Sërish një ekip italian, cilat janë vështirësitë? “Unë mendoj se në këtë pikë përballen vetëm skuadrat e mëdha. Për të dyja skuadrat është një ndeshje thelbësore, Interi është një ekip i…
Sport
Në prag të ndeshjes së nesërme mes klubit portugez Benfika dhe atij italian, Inter, trajneri gjerman Roger Schmidt ka folur në konferencën për shtyp.
Sërish një ekip italian, cilat janë vështirësitë?
“Unë mendoj se në këtë pikë përballen vetëm skuadrat e mëdha. Për të dyja skuadrat është një ndeshje thelbësore, Interi është një ekip i lartë, shumë i koncentruar. Ne duam të luajmë futbollin tonë më të mirë dhe duhet të jemi gati për një ndeshje shumë të fortë. Kemi shumë cilësi individuale dhe kaq opsione, mendoj se ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë.”
E keni rishikuar ndeshjen Porto-Inter?
“Natyrisht, dhe ne nuk i pamë vetëm ato dy ndeshje. Interi është një ekip me përvojë të madhe, i cili di të luajë futboll sulmues dhe di të mbrojë shumë mirë. Ata kanë një stil italian, por dinë të ndryshojnë stil në çdo moment. Duhet të jemi gati pasi nuk është një ndeshje e lehtë.”
#ChampionsLeague I Le parole di Roger #Schmidt alla vigilia di #BenficaInterhttps://t.co/RWu1eNIaDI
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) April 10, 2023
Gilerto, Morato, Grimaldo, a do të luajnë nesër?
“Nuk do ta them formacionin. Nëse më thoni atë të Interit, ndoshta e them. Ne nuk do të kemi Otamendin, por kemi dy zëvendësues të shkëlqyer si Verissimo dhe Morato. Nesër njëri nga të dy do të jetë titullar dhe tjetri zëvendësues”, ka përfunduar tekniku i Benfikës.
Kujtojmë që nesër nga ora 21:00, Benfica dhe Inter ballafaqohen mes veti në çerekfinalen e parë të UEFA Champions League./Lajmi.net/