Napoli-Milan, formacionet e mundshme
Napoli dhe Milani do të ballafaqohen sonte në ‘Stadio Diego Armando Maradona’ në Serie A për të parën ndeshje nga tre takimet e planifikuara gjatë 17 ditëve të ardhshme. Luciano Spalletti do të jetë me disa mungesa të vogla, duke përfshirë sulmuesin në top formë Victor Osimhen, i cili pësoi një dëmtim muskulor ndërsa ishte…
Sport
Napoli dhe Milani do të ballafaqohen sonte në ‘Stadio Diego Armando Maradona’ në Serie A për të parën ndeshje nga tre takimet e planifikuara gjatë 17 ditëve të ardhshme.
Luciano Spalletti do të jetë me disa mungesa të vogla, duke përfshirë sulmuesin në top formë Victor Osimhen, i cili pësoi një dëmtim muskulor ndërsa ishte në ndeshjen ndërkombëtare me Nigerinë javën e kaluar.
Giovanni Simeone pritet të udhëheqë sulmin e ‘Partenopei’ në vend të golashënuesit më të mirë në Serie A këtë sezon, përcjellë lajmi.net.
Ndërkohë, Stefano Pioli pritet të ndryshojë formën e skuadrës duke shkuar në ndeshjen me Napolin me katër mbrojtës pas dëmtimit të Pierre Kalulu.
Simon Kjaer pritet të luajë nga minuta e parë në mungesë të francezit, me Davide Calabria që do të luajë si mbrojtës i djathtë.
Përplasja nis në ora 20:45 dhe këto janë formacionet e mundshme:
Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Mario Rui; Zambo Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Simeone, Kvaratskhelia.
Milan: Maignan; Kalabria, Kjaer, Tomori, Hernandez; Tonali, Bennacer; Diaz, Salemamaekers, Leao; Giroud