Futbolli gjerman në shok: Tifozi vdes në tribuna gjatë ndeshjes së Bundesligës
Një situatë e dhimbshme ka ndodhur në Gelsenkirchen në ndeshjen mes Schalkes dhe Bayer Leverkusenit, ku një tifoz humbi jetën në tribunë. Lajmin e ka konfirmuar Schalke 04 me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net. Siç njoftuan ata, tifozi ishte rrëzuar në tribunën jugore të stadiumit dhe më pas…
Sport
Një situatë e dhimbshme ka ndodhur në Gelsenkirchen në ndeshjen mes Schalkes dhe Bayer Leverkusenit, ku një tifoz humbi jetën në tribunë.
Lajmin e ka konfirmuar Schalke 04 me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.
Siç njoftuan ata, tifozi ishte rrëzuar në tribunën jugore të stadiumit dhe më pas është konstatuar vdekja e tij.
Ambulanca ndërhyri në tribunë dhe tentoi të ringjallte tifozin, por mjekët nuk ia dolën.
“Për shkak të urgjencës mjekësore në tribunën jugore, të dy kampet e tifozëve pushuan së brohorituri. Faleminderit për përmbajtjen tuaj. Megjithatë, shpejt erdhi një lajm i hidhur”.
“Një spektator u rrëzua në tribunën jugore gjatë ndeshjes. Fatkeqësisht, të gjitha përpjekjet për reanimim ishin të pasuksesshme. I dërgojmë ngushëllimet tona më të thella familjes, mendimet tona janë me ju” – thuhet në njoftimin e Schalkes në Twitter./Lajmi.net/
Der Fußball tritt heute in den Hintergrund. Ein Zuschauer ist während der Partie in der Südkurve zusammengebrochen. Alle Reanimationsversuche waren leider nicht erfolgreich.
Wir senden den Angehörigen unser herzliches Beileid. Unsere Gedanken sind bei euch.#S04 | #RIP pic.twitter.com/RL2ryZsWGI
— FC Schalke 04 (@s04) April 1, 2023