Zgjedhjet në Mal të Zi, Kurti: Jam tejet i brengosur – humbja e Gjukanoviçit do të thoshte hapje e rrugës për zhdukjen e popullit malazez

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në paraqitjen e radhës televizive ai ka komentuar edhe zgjedhjet në shtetin fqinj, Mal të Zi. Sipas Kurtit, një humbje e Gjukanoviçit atje, që është edhe president aktual, do të thoshte hapje e rrugës për zhdukjen e popullit malazez, përcjell lajmi.net. Ai shtoi gjithashtu se një triumf i një kandidati…

Lajme

30/03/2023 21:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në paraqitjen e radhës televizive ai ka komentuar edhe zgjedhjet në shtetin fqinj, Mal të Zi.

Sipas Kurtit, një humbje e Gjukanoviçit atje, që është edhe president aktual, do të thoshte hapje e rrugës për zhdukjen e popullit malazez, përcjell lajmi.net.

Ai shtoi gjithashtu se një triumf i një kandidati pro-rus e pro-serb, nganjëherë edhe të dyja, do të ishte fitore për Kishën Ortodokse Serbe.

“Nëse fiton kundërkandidati i presidentit aktual, unë besoj që hapet rruga për zhdukjen e kombit malazez. Konkretisht, fitorja e çfarëdo kandidatëve, jo vetëm këtij (Milatoviç) pro-serb e pro-rus, në zgjedhjet e majit që do të jenë pastaj, do të shënoj fitoren e radhës së Kishës Ortodokse Serbe”, tha Kurti.