Loriana Kuka e nis mbarë në Grand Slam, fiton ndaj britanikes
Xhudistja kosovare ka marrë fitore në raundin e parë në Grand Slam të Gjeorgjisë. Loriana Kuka mposhti xhudisten britanike, Emma Reid, për kategorinë deri në 78 kilogramë, transmeton lajmi.net. Ndërsa në raundin e dytë do të përballet me italianen, Bellandi Alice. Kujtojmë se në këtë Grand Slam, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Laura Fazliu u…
Sport
Xhudistja kosovare ka marrë fitore në raundin e parë në Grand Slam të Gjeorgjisë.
Loriana Kuka mposhti xhudisten britanike, Emma Reid, për kategorinë deri në 78 kilogramë, transmeton lajmi.net.
Ndërsa në raundin e dytë do të përballet me italianen, Bellandi Alice.
Kujtojmë se në këtë Grand Slam, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Laura Fazliu u dekoruan me medalje të argjendta./Lajmi.net/