Loriana Kuka garon sot në Grand Slam të Gjeorgjisë
Loriana Kuka është xhudistja e fundit që garon në Grand Slamin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Xhudistja kosovare do të garojë në kategorinë deri në 78 kilogramë dhe do ta mbyll garimin e xhudistëve kosovare në këtë Grand Slam, transmeton lajmi.net. Në raundin e parë Kuka do përballet me xhdusiten nga Britania e…
Sport
Loriana Kuka është xhudistja e fundit që garon në Grand Slamin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Xhudistja kosovare do të garojë në kategorinë deri në 78 kilogramë dhe do ta mbyll garimin e xhudistëve kosovare në këtë Grand Slam, transmeton lajmi.net.
Në raundin e parë Kuka do përballet me xhdusiten nga Britania e Madhe, Emma Reid.
Kujtojmë se në këtë Grand Slam, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Laura Fazliu u dekoruan me medalje të argjendta./Lajmi.net/