“Londra është e kaltër”, Mudryk dhe Zinchenko ngacmohen mes veti në kampin e Ukrainës
Mykhaylo Mudryk ishte një nga transferimet më të mëdha gjatë afatit të janarit. Ai shkoi në Chelsea nga Shakhtar, por që ende nuk ka arritur ta gjejë vetën te skuadra londineze. Gjatë një interviste për Sky Sport, Mudryk u pyet se çfarë ngjyre ka Londra dhe sigurisht që përgjigja e tij ishte: “E kaltër”, shkruan…

Sport
Mykhaylo Mudryk ishte një nga transferimet më të mëdha gjatë afatit të janarit. Ai shkoi në Chelsea nga Shakhtar, por që ende nuk ka arritur ta gjejë vetën te skuadra londineze.
Gjatë një interviste për Sky Sport, Mudryk u pyet se çfarë ngjyre ka Londra dhe sigurisht që përgjigja e tij ishte: “E kaltër”, shkruan Lajmi.net
Te Kombëtarja e Ukrainës, Mudryk luan së bashku me lojtarin e Arsenalit, Oleksandr Zinchenko dhe futbollisti i Chelseat tregon se si tallet me lojtarin kundërshtar në lidhje me temën Arsenali apo Chelsea!
“Unë bëjë shaka me Zinchenkon në lidhje me Arsenalin dhe Chelsean, se çfarë ngjyre ka Londra. Por ai është një djalë tejet i mirë dhe shumë shakagji. Ne shpenzojmë shumë kohë së bashku”, tha për Sky Sport lojtari i Chelseat.
Kujtojmë që transferimi i Mudryk në ‘Stamford Bridge’ kushtoi plotë 100 milionë funta./Lajmi.net/
Mykhaylo Mudryk when asked what colour London is: “Blue”. ??? #CFC
“With Zinchenko we often joke about Arsenal, Chelsea, what colour London is. But I like him, he is a very funny and very kind. We spend time always [together] in a positive way”, told @SkySports. pic.twitter.com/3DdJ6v9yjP
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 25, 2023