Kosova me gjashtë xhudiste në Grand Slam të Tibilis

Ekipi prej 6 xhudisteve nga Kosova do të paraqitet në Grand Slam Tbilisi të Gjeorgjisë. Atje do të marrin pjesë xhudistet Distria Krasniqi (-52 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Erza Muminoviq (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Loriana Kuka (-78kg). Në këtë Grand Slam garojnë 5 kontinente, 61 shtete, 429 garues,…

Sport

24/03/2023 09:30

Ekipi prej 6 xhudisteve nga Kosova do të paraqitet në Grand Slam Tbilisi të Gjeorgjisë.

Atje do të marrin pjesë xhudistet Distria Krasniqi (-52 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Erza Muminoviq (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Loriana Kuka (-78kg).

Në këtë Grand Slam garojnë 5 kontinente, 61 shtete, 429 garues, 221 meshkuj dhe 198 femra.

Flaka, Erza, Distria ndeshen sot, Laura ndeshet pasnesër, kurse Loriana të dielën.

Bashkë me garueset kosovare kanë udhëtuar edhe trajnerët Majlinda Kelmendi dhe Fatos Tabaku.

Ndeshjet fillojnë sot dhe përfundojnë të dielën./Lajmi.net/