Kurti: Pres nga ndërkombëtarët që ta dënojnë sjelljen destruktive të Serbisë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pret nga ndërkombëtarët që ta dënojnë sjelljen destruktive të Serbisë. Sipas tij, siç e ka quajtur ai, pala tjetër ka dhënë indikacione se nuk do ta respektojë marrëveshjen në parim, përcjell lajmi.net. Në një intervistë në Televionin Publik, Kurti ka ftuar faktorin ndërkombëtar, përfshirë Shtetet…
Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pret nga ndërkombëtarët që ta dënojnë sjelljen destruktive të Serbisë.
Sipas tij, siç e ka quajtur ai, pala tjetër ka dhënë indikacione se nuk do ta respektojë marrëveshjen në parim, përcjell lajmi.net.
Në një intervistë në Televionin Publik, Kurti ka ftuar faktorin ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, që të dënojnë sjelljen e fqinjit verior.
“Unë pres nga ndërkombëtarët që të dënojnë sjelljen destruktive të Serbisë, sepse ka dhënë indikacione që nuk do ta zbatojë marrëveshjen e arritur në parim”, tha fillimisht ai.
Tutje, shefi i ekzekutivit kosovar ka shtuar se është e vetmja palë që ka propozuar zgjidhje e modele, por në momentin që bëhej kreativ, aq më shumë rritej rezistenca.
“Jam e vetmja palë që ka propozuar zgjidhje e modele. Sa më shumë kreativ që bëhesha, aq më shumë rritej rezistenca e palës tjetër. Sepse edhe ata e dinë, e edhe unë e di që është njohje “de facto””.