Borrell: Aneksi thekson se Kosova është e përkushtuar për formimin e Asociacionit
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell pas takimit në Këshillin e Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, ka thënë se ata i ka informuar për marrëveshjen në Ohër. Ai ka thënë se marrëveshja është arritje e madhe dhe se krijon një status-quo të re…
Lajme
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell pas takimit në Këshillin e Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, ka thënë se ata i ka informuar për marrëveshjen në Ohër.
Ai ka thënë se marrëveshja është arritje e madhe dhe se krijon një status-quo të re në dialog. Borrell ka deklaruar se marrëveshja dhe aneksi kanë hyrë në fuqi me deklaratën e lëshuar.
“Së fundi, për Kosovën dhe Serbinë i informova ministrat për marrëveshjen që arritëm në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky është një moment rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, dhe sigurisht që krijon një status quo të re në dialog. Ne nuk do të jemi më – shpresoj – në gjendje krize, por [të fokusuar] në zbatimin e Marrëveshjes që u pranua më 27 shkurt. Këto marrëveshje [Marrëveshja dhe Aneksi] kanë hyrë në fuqi me Deklaratën e lëshuar. Nuk ishte nënshkruar për arsye ligjore, por të dyja palët ranë dakord që deklarata ime ishte një angazhim nga ana e tyre për të përmbushur plotësisht obligimet që rrjedhin nga kjo Marrëveshje dhe Aneksi për zbatimin e saj”, është shprehur Borrell.
Ai, më tej ka shtuar se dispozitat e dakorduara do të inkorporohen si pjesë integrale e rrugëve të Kosovës dhe Serbisë për në BE.
“Më lejoni të theksoj një gjë: dispozitat e dakorduara do të inkorporohen si pjesë integrale e rrugëve të tyre përkatëse në Bashkimin Evropian – [për] Serbinë përmes kapitullit 35 të Kornizës së saj Negociuese dhe [për] Kosovën përmes Grupit të saj Special [Komiteti] për Normalizimin. Kjo do të jetë konkrete dhe në mënyrë eksplicite pjesë e angazhimeve të tyre në rrugët e tyre evropiane. Ne do të ndjekim nga afër zbatimin e këtyre marrëveshjeve”, ka thënë i pari i diplomacisë evropiane.
Duke folur për marrëveshjen, Borrell ka thënë se ajo duhet të zbatohet sipas një kalendari të caktuar dhe se do të ndiqet nga afër se si të dy palët i zbatojnë këto obligime.
Sipas tij, aneksi thekson se Kosova është e përkushtuar për zhvillimin e menjëhershëm të Asociacionit.
“Duhet të zbatohet sipas një kalendari të caktuar. Dhe ky afat kohor kërkon që secila palë të bëjë pjesën e saj. Nuk keni pse ta filloni shtëpinë nga çatia. Filloni me gjërat më urgjente. Dhe ka disa që janë shumë, shumë urgjente. Aneksi thekson qartë se Kosova është e përkushtuar për zhvillimin e menjëhershëm të asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës. Ne do të ndjekim nga afër se si të dy palët i zbatojnë këto obligime që janë pjesë integrale e rrugëve të tyre drejt Evropës”, ka thënë Borrell.
Kujtojmë që, Kosova dhe Serbia të shtunën në mbrëmje janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij. Kështu ka thënë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një deklaratë për media, pas dialogut 12 orësh në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e BE-së, në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian. Mirëpo, ai ka thënë se Serbia sërish nuk e ka nënshkruar të njëjtin. Sipas tij, i