Të enjten, Kurti raporton në Kuvend për takimin e Ohrit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme ka vendosur që këtë javë do të mbahet seancë e re, me ç’ rast do të raportojë kryeministri Albin Kurti për takimin e Ohrit, ku u arrit një dakordim me Serbinë. Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se të enjten do të…

Lajme

20/03/2023 12:54

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme ka vendosur që këtë javë do të mbahet seancë e re, me ç’ rast do të raportojë kryeministri Albin Kurti për takimin e Ohrit, ku u arrit një dakordim me Serbinë.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se të enjten do të mbahet seancë plenare, në të cilën do të hidhen për votim tri marrëveshjet ndërkombëtare që mbetën nga seanca e kaluar. Sipas saj, seanca të fillojë me votimin e këtyre marrëveshjeve dhe më pastaj raportimi i kryeministrit për takimin e Ohrit.