Inter-Juventus, formacionet e mundshme

Sot zhvillohet derbi italian në mes Interit dhe Juventusit. Interi i Simone Inzaghit qëndron në vendin e dytë me 50 pikë para këtij ballafaqimi me Juventusin, i cili aktualisht qëndron në vendin e 7-të me 38 pikë. Derbi i Italisë vjen në një kohë kur të dy skuadrat kanë rezultate jo aq të mira duke…

Sport

19/03/2023 15:25

Sot zhvillohet derbi italian në mes Interit dhe Juventusit.

Interi i Simone Inzaghit qëndron në vendin e dytë me 50 pikë para këtij ballafaqimi me Juventusin, i cili aktualisht qëndron në vendin e 7-të me 38 pikë.

Derbi i Italisë vjen në një kohë kur të dy skuadrat kanë rezultate jo aq të mira duke lëshuar pikë ndaj skuadrave të pjesës së poshtme të tabelës, transmeton lajmi.net.

Në ligë, të dy kanë fituar dy dhe kanë humbur një gjatë tre ndeshjeve të fundit të tyre, pasi Interi rrëshqiti në një humbje 2-1 kur udhëtoi te Spezia të premten e kaluar.

Të dyja skuadrat kaluan betejat e tyre përkatëse evropiane gjatë javës, me ‘Nerazzurrët”’ që u kualifikuan në mesin e tetë skuadrave më të mira të Ligës së Kampionëve, ndërsa ‘Bianconerët’ arritën në çerekfinale të Europa League.

Inzaghi nuk do të jetë në gjendje të përzgjedhë Alessandro Bastoni, Milan Skriniar dhe Robin Gosens, të cilët të gjithë mungojnë, por për shkak të lëndimit.

Alex Sandro, Arkadiusz Milik, Fabio Miretti, Kaio Jorge dhe Paul Pogba do të jenë të padisponueshëm për Allegri, ndërsa Moise Kean vazhdon të vuajë pezullimin e tij pasi u përjashtua me karton të kuq në humbjen e fundit të Juves ndaj Romës.

Federico Chiesa dhe Angel Di Maria janë në dispozicion, por ende nuk janë plotësisht në formë, kështu që 19-vjeçari Soule mund të fillojë në sulm së bashku me Dusan Vlahovic.

Formacionet e mundshme Inter-Juventus

Inter: Onana; Darmian, De Vrij, Acerbi; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco; Lukaku, Lautaro.

Juventus: Szczesny; Gatti, Bremer, Danilo; De Sciglio, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Soulé, Vlahovic.