Miami Heat rikthehet të humbja, mposhtet nga Chicago Bulls

Miami Heat ka pësuar humbje këtë xhiro në NBA. Ata u mposhtën 99 – 113 nga skuadra e Chicago Bulls, shkruan lajmi.net. Ndeshjen më mirë e nisën Chicago, duke fituar me diferencë të madhe dy çerekët e parë. Në dy të fundit Miami tentuan te rikthejnë rezultatin, por nuk ia arritën. Chicagon drejt fitores e…

Sport

19/03/2023 08:23

Miami Heat ka pësuar humbje këtë xhiro në NBA.

Ata u mposhtën 99 – 113 nga skuadra e Chicago Bulls, shkruan lajmi.net.

Ndeshjen më mirë e nisën Chicago, duke fituar me diferencë të madhe dy çerekët e parë.

Në dy të fundit Miami tentuan te rikthejnë rezultatin, por nuk ia arritën.

Chicagon drejt fitores e udhëhoqi DeMar DeRozan me 24 pikë, pesë kërcime dhe 10 asistime.

Kurse, për Miami i dalluar ishte Jimmy Butler me 24 pikë, shtatë kërcime dhe një asistim.

Për Bulls kjo ishte fitoja numër 33, dhe kanë 37 humbje.

Në anën tjetër Miami pësoi humbjen 34, teksa kanë edhe 38 fitore./Lajmi.net/