Në ditën që Kurti po dialogon në Ohër, krerët e UÇK-së pranojnë në vizitë një figurë publike
Në ditën kur Kurti po dialogon me Vuçiqin në Ohër, krerët e UÇK-së në Hagë kanë pranuar një vizitë. Për t’i parë ata, ka shkuar kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, shkruan lajmi.net. Këtë e ka bërë të ditur vet Hamza përmes një postimi në Facebook. “Sot përfundova vizitën time në Hagë ku takova Hashimin, Kadriun,…

Lajme
Në ditën kur Kurti po dialogon me Vuçiqin në Ohër, krerët e UÇK-së në Hagë kanë pranuar një vizitë.
Për t’i parë ata, ka shkuar kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, shkruan lajmi.net.
Këtë e ka bërë të ditur vet Hamza përmes një postimi në Facebook.
“Sot përfundova vizitën time në Hagë ku takova Hashimin, Kadriun, Bacin Jakup e Rexhën. Ata si gjithmonë me moral të lartë e atdhedashuri të palëkundur!”, ka shkruar Hamza. /Lajmi.net/