LA Lakers pëson nga Houston Rockets

Loas Angeles Lakers ka pësuar humbje ndaj Houston Rockets. Lakers u mposhtën 110 – 114 nga Houston Rockets, shkruan lajmi.net. Houston e nisën ndeshjen mirë, duke fituar çerekun e parë me rezultat të thellë. Më pas ndeshja vijoi me lojë të mirë edhe nga Lakers, por nuk arritën të rikthejnë rezultatin. Kevin Porter Jr me…

Sport

16/03/2023 09:12

Loas Angeles Lakers ka pësuar humbje ndaj Houston Rockets.

Lakers u mposhtën 110 – 114 nga Houston Rockets, shkruan lajmi.net.

Houston e nisën ndeshjen mirë, duke fituar çerekun e parë me rezultat të thellë.

Më pas ndeshja vijoi me lojë të mirë edhe nga Lakers, por nuk arritën të rikthejnë rezultatin.

Kevin Porter Jr me 27 pikë udhëhoqi Rockets drejt fitores.

Kurse, për Lakers i dalluar ishte Austin Reaves me 24 pikë, katër kërcime dhe shtatë asistime.

Për Lakers kjo ishte humbja e 36, teksa ka edhe 34 fitore.

Në anën tjetër Houston Rockets fitoi ndeshjen numër 17, me 52 humbje gjithsej./Lajmi.net/