Shtyhet rikthimi i N’Golo Kante, Potter: Jo, jo ende s’është gati!
Trajneri i Chelseat, Graham Potter ka folur rreth rikthimit të mesfushorit francez, N’Golo Kante në fushën e gjelbër. Kante është rikthyer në stërvitje të plotë me Blutë pas një kohe tejet të gjatë, shkruan Lajmi.net Por, francezi nuk do të rikthehet në fushë gjatë këtij vikendi, ku Chelsea luan ndaj Leicester Cityt në stadiumin ‘King…
Sport
Trajneri i Chelseat, Graham Potter ka folur rreth rikthimit të mesfushorit francez, N’Golo Kante në fushën e gjelbër.
Kante është rikthyer në stërvitje të plotë me Blutë pas një kohe tejet të gjatë, shkruan Lajmi.net
Por, francezi nuk do të rikthehet në fushë gjatë këtij vikendi, ku Chelsea luan ndaj Leicester Cityt në stadiumin ‘King Power’.
“Jo, jo ai nuk është gati. Ne po punojmë që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Evertonit”, ishin fjalët e Potter gjatë konferencës për media
Nesër nga ora 16:00, Chelsea luan ndeshjen e rëndësishme në Premier League ndaj Leicester Cityt. Kujtojmë që gjatë kësaj jave ekipi londinez siguroi kualifikimin në çerekfinale të UEFA Champions League./Lajmi.net/
? Graham Potter on N'Golo Kante:
"No, no he won't [available]. Still needs more time to build up. We are looking to build him up to Everton." pic.twitter.com/jRXVpBgfIo
— CFC-Blues (@CFCBlues_com) March 10, 2023