Pioli rrezikon futbollistin e tij, publikohet video ku i ndërhynë ashpër Leao-s

Kishte një moment interesant gjatë stërvitjes së Milanit në Milanello sot pasi Stefano Pioli mund të kishte shkuar shumë larg gjatë stërvitjes rondo. Teksa po luanin një lojë, Pioli dorëzoi posedimin dhe kështu duhej të shkonte në mes për të provuar të rifitonte topin për t’u ribashkuar në rrethin e jashtëm, shkruan Lajmi.net Ai u…

Sport

07/03/2023 18:45

Kishte një moment interesant gjatë stërvitjes së Milanit në Milanello sot pasi Stefano Pioli mund të kishte shkuar shumë larg gjatë stërvitjes rondo.

Teksa po luanin një lojë, Pioli dorëzoi posedimin dhe kështu duhej të shkonte në mes për të provuar të rifitonte topin për t’u ribashkuar në rrethin e jashtëm, shkruan Lajmi.net

Ai u mbyll në mes dhe Rafael Leao vendosi të linte aty me driblimet e tij. Kjo nuk i pëlqeu shumë Piolit, i cili bëri ndërhyrje të ashpër tek Leoa, por gjithmonë në suaza të shakas.

Kujtojmë që nesër skuadra e AC Milan luan ndeshjen e kthimit në UEFA Champions League ndaj Tottenham Hotspur./Lajmi.net/