Diaz në dyshime për ndeshjen ndaj Tottenham

Milanit mund t’i duhet të përballet me Tottenhamin në ndeshjen e tyre me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve pa Brahim Diaz, i cili tregoi diferencën në ndeshjen e parë. 23-vjeçari shënoi golin e vetëm në fitoren jetike të ‘kuqezinjve’ ndaj ‘Spurs’ një ndeshje në të cilën mund të shënoheshin më shumë gola, transmeton lajmi.net…

Sport

06/03/2023 17:48

Milanit mund t’i duhet të përballet me Tottenhamin në ndeshjen e tyre me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve pa Brahim Diaz, i cili tregoi diferencën në ndeshjen e parë.

23-vjeçari shënoi golin e vetëm në fitoren jetike të ‘kuqezinjve’ ndaj ‘Spurs’ një ndeshje në të cilën mund të shënoheshin më shumë gola, transmeton lajmi.net

Ai nuk mori pjesë në humbjen 2-1 të Milanit ndaj Fiorentinës në fundjavë pasi pësoi një dëmtim në gju dhe tani mund të detyrohet të largohet përsëri.

Siç raportohet nga ‘Calciomercato.com’, Diaz u stërvit sërish i ndarë nga bashkëlojtarët e tij sot në ‘Milanello’, duke e vënë atë në dyshime serioze për përballjen e ardhshme të Milanit me Tottenhamin.

Seanca stërvitore e nesërme do të vendosë nëse ai do t’i bashkohet ose jo skuadrës për udhëtimin në Londrën Veriore, por trajneri i klubit pritet të me Rade Kruniçin në vendin e tij si numri 10.

Diaz ka shënuar katër gola dhe ka dhënë dy asistime në 21 paraqitje në Serie A këtë sezon.

Kujtojmë që ndeshje Tottenham – Milan zhvillohet më tetë mars, nga ora 21:00./Lajmi.net/