SHBA-ja nuk lëshon pe, i ndalon hyrjen Gjokoviqit për turneun e tenisit
Tenisti serb i lindur në shtetin e Kosovës, Novak Gjokoviq, është tërhequr zyrtarisht nga shorti për Indian Wells, pasi autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk e kanë lejuar të hyjë në atë vend. Gjokoviq humbi këtë turne në SHBA për herë të katërt radhazi dhe në vend të tij në short hyri tenisti…
Sport
Tenisti serb i lindur në shtetin e Kosovës, Novak Gjokoviq, është tërhequr zyrtarisht nga shorti për Indian Wells, pasi autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk e kanë lejuar të hyjë në atë vend.
Gjokoviq humbi këtë turne në SHBA për herë të katërt radhazi dhe në vend të tij në short hyri tenisti gjeorgjian Nikoloz Basilashvili.
Tenistit serb nuk i lejohet të hyjë në SHBA për shkak se nuk është vaksinuar kundër COVID-19.
Sigurimi i shtetit refuzoi ta linte Gjokoviqin në SHBA të premten dhe në atë rast vetëm presidenti amerikan Joe Biden mund ta “falë” atë.
Mirëpo, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe Gjokoviqit i ndalohet pjesëmarrja në turne./Lajmi.net/