Robin Haxhi Krasniqi shkon në Prekaz, takohet me Rifat Jasharin
Boksieri kosovar, Robin Haxhi Krasniqi ka vizituar sot Prekazin, me rastin e përvjetorit të Epopesë së UÇK-së. Krasniqi tashmë ndodhet në Kosovës, pasi mposhti javën e kaluar Timur Nikarkhoev, transmeton lajmi.net. Për nder të festave të marsit, ai sot ka vizituar Prekazin, teksa është takuar edhe me vëllain e Adem Jasharit, Rifat Jasharin. Më poshtë…
Sport
Boksieri kosovar, Robin Haxhi Krasniqi ka vizituar sot Prekazin, me rastin e përvjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Krasniqi tashmë ndodhet në Kosovës, pasi mposhti javën e kaluar Timur Nikarkhoev, transmeton lajmi.net.
Për nder të festave të marsit, ai sot ka vizituar Prekazin, teksa është takuar edhe me vëllain e Adem Jasharit, Rifat Jasharin.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell postimin e boksierit, pa ndërhyrje.
“Sot ishim në Prekazin e Adem Jasharit,në Prekazin e Ahmet Delisë e Tahir Mehes ishim aty ku gjaku solli lirin ku jeta nuk vlenë asgjë pa lirin e atëdheut, ishim në vendin e frymzimit që të mësohen brezat e ardhshem se si luftohet e sakrifokohet për atëdheun,dhimbjen dhe lotin tonë e lante mikpritja e Baces së shqiptarisë të madhit Rifat Jasharit i cili na priti e na përcolli si Mic Sokoli i cili nuk i lëvizte qerpiku edhe pse nga dritarja e tij e kulles shihej një lendinë varre. Zoti e bekoftë familjen Jashari , Bacen tonë Rifatin dhe gjithë shqiptarinë!”, shkroi ai./Lajmi.net/