Smakiçi i gatshëm për fitore, sonte luftohet për titull europian

Boksieri shqiptar, që mbron ngjyrat e shtetit të Kroacisë, Agron Smakiçi rrahet sonte në Bochum të Gjermanisë me kundërshtarine  tij, Agit Kabayel. Smakiçi i cili dje gjatë matjeve peshoi rreth 110 kilogram, dy më shumë se kundërshtar i tij, është i gatshëm të bëjë një luftë të pastër dhe të shpallet kampion Europe, shkruan Lajmi.net…

Sport

04/03/2023 09:09

Boksieri shqiptar, që mbron ngjyrat e shtetit të Kroacisë, Agron Smakiçi rrahet sonte në Bochum të Gjermanisë me kundërshtarine  tij, Agit Kabayel.

Smakiçi i cili dje gjatë matjeve peshoi rreth 110 kilogram, dy më shumë se kundërshtar i tij, është i gatshëm të bëjë një luftë të pastër dhe të shpallet kampion Europe, shkruan Lajmi.net

Para disa dite për Lajmi.net, ai deklaroi se stërvitjet me Anthony Joshuan dhe Tyson Furyn në të kaluarën, e kanë bërë boksierin shqiptar ta mendojë titullin botëror e europian.

“Sparingu me Anthony Joshua dhe kampionin e botës, Tyson Fury më ka ndihmuar shumë, sepse në njëfar mënyre e kam parë që jam në një nivel me ta dhe mund të bëhem një ditë kampion botëror”, ishin fjalët e Smakiçit

Ka stërvitur me Joshuan dhe Furyn, boksieri Agron Smakiçi të shtunën lufton për kampion europian | “Synoj fitore, jam gati…”

Kujtojmë që Agit Kabayel, boksieri 30-vjeçar nga Gjermania – gjatë karrierës së tij ka 22 lufta, të gjitha fitore (14 prej tyre me nokaut).

Meçi sonte mes Smakiçit dhe Kabayel zhvillohet rreth orës 22:00 dhe transmetohet vetëm në Bild Plus./Lajmi.net/