Nesër super meçi i boksierit shqiptar, sapo i përfunduan edhe matjet zyrtare
Në Bochum të Gjermanisë, nesër zhvillohet super meçi mes Agit Kabayel dhe boksierit shqiptar, Agron Smakiçi – që mbron ngjyrat e shtetit të Kroacisë. Smakici pritet ta ketë një përballje shumë të vështirë nesër në mbrëmje, por synon titull kampion bote, shkruan Lajmi.net Sot dy boksierët bën edhe matjet zyrtare para meçit. Boksieri shqiptar doli…
Sport
Në Bochum të Gjermanisë, nesër zhvillohet super meçi mes Agit Kabayel dhe boksierit shqiptar, Agron Smakiçi – që mbron ngjyrat e shtetit të Kroacisë.
Smakici pritet ta ketë një përballje shumë të vështirë nesër në mbrëmje, por synon titull kampion bote, shkruan Lajmi.net
Sot dy boksierët bën edhe matjet zyrtare para meçit. Boksieri shqiptar doli 110 kilogram, tri më shumë se kundërshtari i tij nga Gjermania (107.9kg).
Për lajmi.net, Smakiçi foli para dy dite dhe tregoi se objektivi i tij është ta fitojë titullin europian dhe pastaj të mendoj për atë botëror.
Kujtojmë që boksieri shpeshherë ka stërvitur edhe me kampionin e botës, Tyson Furyn dhe ish-kampionin, Anthony Joshua. Meçi zhvillohet nesër rreth orës 22:00 dhe transmetohet në BILD Plus./Lajmi.net/