Irlandezi kërkon Markun: Ne të dy kemi tifozë të “çmendur”, e kam telefonuar dy herë
Fitorja javën e kaluar ndaj Brendon Denes, e bën Stephen McKenna të bëhet i njohur në sportin e boksit dhe tani është në kërkim të një kundërshtari të ri në peshat e lehta. 26-vjeçari nga Irlanda, ka një rekord fantastik, në 13 meçe ai ka fituar në të gjitha dhe 12 prej tyre i ka…
Sport
Fitorja javën e kaluar ndaj Brendon Denes, e bën Stephen McKenna të bëhet i njohur në sportin e boksit dhe tani është në kërkim të një kundërshtari të ri në peshat e lehta.
26-vjeçari nga Irlanda, ka një rekord fantastik, në 13 meçe ai ka fituar në të gjitha dhe 12 prej tyre i ka me nokaut, shkruan Lajmi.net
Gjatë një interviste për mediat në Britani, McKenna foli edhe për boksierin shqiptar, Florian Markun. Ai tha se e ka telefonuar disa herë për t’i kërkuar një meç.
“Nëse nuk mund të luftoj me Conor Benn, atëherë Florian Marku është aty. Ai është një njeri në qiell. Kam thirrur shumë herë, ne të dy kemi tifozë të çmendur. Ai nga Shqipëria unë nga Irlanda”, është shprehur boksieri irlandez
? On his ability to adapt, learning different styles
? Almost a decade of amateur experience
?️ "Florian Marku on Sky? It's a no-brainer."
? Training with world champions, including Loma? Wrote this piece on 13-0 Irish welterweight Stephen McKenna: https://t.co/5dTsN5p4gb pic.twitter.com/nbRTktQLE6
— Mosope (@MosopeOminiyi) February 28, 2023
Boksieri shqiptar luftën e fundit e zhvilloi gjatë vitit të kaluar kundër Miguel Parra në Tiranë të Shqipërisë – ku shënoi fitore pas vendimit të gjyqtarëve.
Ai është rikthyer në stërvitje pas një lëndimi të vogël dhe pritet që shumë shpejtë të rikthehet në ring. Një luftë kundër McKenna është e pamundur njëherë, pasi promoterët e Markut janë duke punuar për një marrëveshje boksi me dyshen, Josh Kelly dhe Chris Kongo./Lajmi.net/