Mbappe: Në Itali do të shkoja vetëm te Milani

Ylli i PSG-së dhe Francës, Kylian Mbappe i tha një tifozi se ai do t’i bashkohej Milanit nëse do të transferohej në Serie A. Reprezentuesi francez u emërua në FIFA FIFPRO Men’s World 11 të hënën mbrëma dhe pas ceremonisë së mbajtur në Paris, një tifoz i kërkoi të transferohej në Serie A. Përgjigja ishte…

Sport

28/02/2023 15:52

Ylli i PSG-së dhe Francës, Kylian Mbappe i tha një tifozi se ai do t’i bashkohej Milanit nëse do të transferohej në Serie A.

Reprezentuesi francez u emërua në FIFA FIFPRO Men’s World 11 të hënën mbrëma dhe pas ceremonisë së mbajtur në Paris, një tifoz i kërkoi të transferohej në Serie A.

Përgjigja ishte e shkurtër dhe e shpejtë, me superyllin francez që pretendoi se do t’i bashkohej Milanit nëse do të kalonte në Serie A një ditë, përcjellë transmeton lajmi.net.

‘Kuqezinjtë’ dihet se janë skuadra e preferuar e Mbappes në Itali. Këtë e kishte pranuar edhe një vit më parë për ‘Gazzetta’:

“Lidhja ime me Milanin është e veçantë. Si fëmijë kam pasur një dado italiane dhe kam kaluar shumë kohë me familjen e saj, të gjithë tifozët e Milanit. Kështu, falë tyre, edhe unë bëja tifo për ‘Rosonerët’ dhe pashë shumë ndeshje të Milanit”.

Fotoja e Mbappe-s i veshur me fanellën e ‘kuqezinjve’ gjatë një interviste si fëmijë është përdorur shpesh nga tifozët e Milanit në rrjetet sociale ndër vite./Lajmi.net/