Kosova U17 në grup me Sllovakinë e Poloninë

Sot është tërhequr shorti për Kampionatet Evropiane në hendboll për grupmosha të reja (vajzat) që mbahen në verë. Hendbollistet e Kosovës U17 do të paraqiten në Evropianin e Divizionit B në Ankara të Turqisë. Shorti ka përcaktuar që Kosova U17 të jetë në grupin B, së bashku me Sllovakinë, Poloninë, Finlandën e Bullgarinë. Grup ky…

Sport

28/02/2023 12:15

Sot është tërhequr shorti për Kampionatet Evropiane në hendboll për grupmosha të reja (vajzat) që mbahen në verë.

Hendbollistet e Kosovës U17 do të paraqiten në Evropianin e Divizionit B në Ankara të Turqisë. Shorti ka përcaktuar që Kosova U17 të jetë në grupin B, së bashku me Sllovakinë, Poloninë, Finlandën e Bullgarinë.

Grup ky që vlerësohet i fortë, transmeton lajmi.net.

Në grupin A janë Austria, Italia, Turqia, Letonia dhe Britania e Madhe.

Evropiani në Ankara mbahet prej 5 deri më 13 gusht.

Aktualisht Kombëtarja U17 e Kosovës po paraqitet në Kampionatin Mesdhetar në Greqi./Lajmi.net/