Lufta e fundit e Krasniqit, kishte humbur titullin e botës

Boksieri shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi sonte rikthehet në ring për herë të parë pas një kohe tejet të gjatë. Lufta e tij e fundit kishte qenë më datën 9 tetor 2021. Krasniqi lufton kundër Timur Nikrakhoev, në një mbrëmje shqiptare në qytetin e Mynihut, shkruan Lajmi.net Luftën e fundit, Krasniqi e kishte humbur kundër Dominic…

Sport

25/02/2023 12:38

Boksieri shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi sonte rikthehet në ring për herë të parë pas një kohe tejet të gjatë. Lufta e tij e fundit kishte qenë më datën 9 tetor 2021.

Krasniqi lufton kundër Timur Nikrakhoev, në një mbrëmje shqiptare në qytetin e Mynihut, shkruan Lajmi.net

Luftën e fundit, Krasniqi e kishte humbur kundër Dominic Bosel, me që rast humbi edhe titullin e botës.

Kujtojmë që Robin Krasniqi gjatë karrierës së tij ka 7 humbje, një e ka me nokaut, kurse ka 51 fitore, 19 prej tyre me nokaut.