Ndeshja e fundit e Atsu, shënoi gol nga gjuajtja e lirë | 24 orë më pas, ndodhi tërmeti

Trupi i ish-futbollistit të Newcastle United, Christian Atsu është gjetur nën rrënojat e ndërtesës ku ai jetonte në Turqi, ka thënë agjenti i tij. “Zemërthyer më duhet t’u njoftoj të gjithë dashamirësve se, fatkeqësisht trupi i Christian Atsu u gjet këtë mëngjes, ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjen dhe të dashurit e…

Sport

18/02/2023 13:24

Trupi i ish-futbollistit të Newcastle United, Christian Atsu është gjetur nën rrënojat e ndërtesës ku ai jetonte në Turqi, ka thënë agjenti i tij.

“Zemërthyer më duhet t’u njoftoj të gjithë dashamirësve se, fatkeqësisht trupi i Christian Atsu u gjet këtë mëngjes, ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjen dhe të dashurit e tij. Dëshiroj të shfrytëzoj rastin për t’i falënderuar të gjithë për lutjet dhe mbështetjen e tyre. Kërkoj që ndërkohë që bëjmë masat e nevojshme, që të gjithë të respektojnë privatësinë e familjes gjatë kësaj kohe shumë të vështirë”, shkroi agjentja e Atsu, Nana Sechere.

24 orë para tërmetit, Atsu ishte duke luajtur me ekipin e tij turk, Hatayspor – ku fituan me rezultatin minimal 1 me 0 ndaj Kasimpasas, shkruan Lajmi.net

Ishte pikërisht ai që kishte shënuar golin e fitores në minutën e fundit të ndeshjes (90+7) nga gjuajtja e lirë.

Edhe trajneri i Hatayspor para disa dite kishte deklaruar se ishte pikërisht ky gol që e ndaloi futbollistin të shkonte në vendin e tij të lindjes. Ai u ndalua me klubin të festonte golin e parë të shënuar në Superligën e Turqisë dhe pas 24 orëve ndodhi tërmeti, ku la të vdekur ish-lojtarin e shumë klubeve.

Atsu kaloi tetë vjet me klubet e Premier League, duke përfshirë Chelsea, Bournemouth, Everton dhe Newcastle United.

Ai u nënshkrua nga Chelsea në 2013 para se të dërgohej në huazim te klubi holandez, Vitesse./Lajmi.net/