Daku për Mentor Zhdrellën: “Faleminderit mjeshtër, mesfushori më i mirë i pas luftës”
Një nga lojtarët më të mirë të historisë që ka pasur Superliga e Kosovës, Mentor Zhdrella është pensionuar zyrtarisht nga futbolli aktiv. Për këtë vendim kanë reaguar shumë bashkëlojtarë të tij, përfshi këtu edhe Mirlind Dakun, futbollisti i NS Mura, shkruan Lajmi.net Daku përmes rrjeteve sociale i ka bërë një falënderim ish-lojtarit të shumë skuadrave…

Sport
Një nga lojtarët më të mirë të historisë që ka pasur Superliga e Kosovës, Mentor Zhdrella është pensionuar zyrtarisht nga futbolli aktiv.
Për këtë vendim kanë reaguar shumë bashkëlojtarë të tij, përfshi këtu edhe Mirlind Dakun, futbollisti i NS Mura, shkruan Lajmi.net
Daku përmes rrjeteve sociale i ka bërë një falënderim ish-lojtarit të shumë skuadrave kosovare.
“Faleminderit për fjalët e për ndihmën në fillimet e mia mjeshtër. Mesfushori më i mirë i pas luftës, vështirë se do të përsëritet ajo magji që i ke sjellë futbollit kosovar. Uroj të kesh shëndet, gjitha të mirat. Shijoje pensionimin”, është shkrimi i Dakut në rrjetet sociale
Kujtojmë që Zhdrella ka luajtur për shumë klube shqiptare, përfshi: Partizanin, Dritën, Llapin, Prishtinën, Feronikelin dhe Dukagjinin./Lajmi.net/